Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha ka dënuar vrasjen e liderit të serbëve në Kosovë sot në mëngjes. Për Bashën, me vrasjen synohet një atentat ndaj proceseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë. Lideri i PD, kërkon që ngjarja të trajtohet me maturi dhe largpamësi.

“Vrasja e sotme e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një akt i pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë. Akti, përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proçeseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë. Trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe proçesin e paqëtimit në Kosovë. Përshëndes dhe mbështes plotësisht reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe nxis një proçes sa më energjik të zbardhjes së aktit dhe ndëshkimit të autorëve” shprehet Basha.

Lideri i iniciativës qytetare ‘Liri, Demokraci, Drejtësi’, Oliver Ivanoviç, është ekzekutuar me armë zjarri në Kosovë, teksa është qëlluar me katër plumba në gjoks.

Artikulli paraprakVRASJA E LIDERIT SERB NË KOSOVË, KRYEPROKURORI: S’KEMI TË DYSHUAR
Artikulli tjetërAUTOBUSI I SHKOLLËS PËRPLASET ME NJË NDËRTESË, 47 PERSONA TË PLAGOSUR