Pas ngjarjes tragjike që ndodhi një ditë më parë, në Istog ambasadori Britanik në Kosovë Ruairí O’Connelli ka shprehur ngushëllime familjes së policit, Izet Demaj, i cili humbi jetën në krye të detyrës, gjatë një shkëmbimi zjarri ditën e djeshme ku dy persona të armatosur organizuan grabitjen e një banke.

Duke e konsideruar një hero efektivin e policisë i cili ra , mbrëmjen e së enjtes në krye të detyrës gjatë tentativës së grabitjes së një banke në qëndër të Istogut, ambasadori i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes dhe Policisë së Kosovë.

“RIP Izet Demaj. Vërtet Hero. Ngushëllime për familjen dhe krejt policinë e Kosovës”, ka shkruar O’Connell në facebook

Dy persona të armatosur organizuan tentativën e grabitjes së një banke në qendër të komunës Istog , në Kosovë ndërsa u zunë në pritë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e pas një përleshje me armë zjarri, i vrarë mbeti një nga të dyshuarit e grabitjes (Kamer Metaj), e pas tij në spital të Pejës ndërroi jetë edhe polici Izet Demaj.

PUBLICITET