Policët kanë arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e te riut shqiptar Grei Frasheri, ne Bay Ridge një javë e gjysmë më parë.

Policët kanë arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e shqiptarit. Mediat e huaja shrkuajne se dje rreth orës 12:30, policia arrestoi shtetasin 35-vjeçar Anthony Valenti, i cili u akuzua për vrasje në tentativë, posedim armesh.

I arrestuari qëlloi disa herë me armë 23-vjeçarin Grei Frashëri, por plumbat nuk e zunë. Më pas shqiptari u godit me thikë në qafë nga një bashkëpunëtor i 35-vjeçarit të arrestuar, gjë që i shkaktoi edhe vdekjen.

Sipas Daily News, Valenti besohet te jete personi i cili ka gjuajtur Frashërit, i cili më pas eshte goditur nga një sulmues i dytë.

Frashëri u dergua ne spital por nuk mbijetoi dot nga plaget e marre nga goditja me thike.

Artikulli paraprakTENSIONOHET SITUATA NË JALË, BANORËT PËRPLASEN ME POLICINË
Artikulli tjetërSHPËRTHEN GAZI NË NJË PUS NAFTE ,DY PUNONJËS TE PLAGOSUR