Një shqiptar është dënuar me burg për jetë për vrasjen e një gruaje në ishullin Kos në vitin 1998.

Ngjarja ka ndodhur në 3 korrik të 21 viteve më parë dhe kishte tronditur gjithë zonën.Por shqiptari 52 vjeç do të arrestohej 19 vite pas krimit, në shtëpinë e tij në Rodos.

Sipas vendimit të gjykatës, shqiptari në korrik të vitit 1998 akuzohet se kishte vrarë një grua të moshuar në shtëpinë e saj.

Që prej asaj kohe, shqiptari ishte në kërkim, për tu arrestuar në 10 maj të vitit 2017 në shtëpinë e tij.

Në dhjetor të vitit 2018, gjykata do të njihte shqiptarin me vendimin e dënimit burg për jetë, pa asnjë masë lehtësuese.

Ai tani do të vuajë dënimin e dhënë deri në fund të jetës së tij.