Në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër është mbajtur séance gjyqësore ndaj shtetasit Kristian Shkambi i cili më 2 prill të 2018-ës qëlloi për vdekje shtetasin Kolë Fermosi.

Kjo ngjarje ndodhi në fshatin Hot i Ri në njësinë Rrethina. Kryesues i trupi gjykues ishte Arbër Çela. Trupi gjykues fillimisht pranoi kërkesën e palës mbrojtëse për gjykim të shkurtuar duke bërë që automatikisht autorit për çfarëdo dënimi që të marrë t’i ulet 1/3-ta.

Autori i vrasjes Kristian Shkambi ka pranuar krimin e kryer në 2 prillin e 2018-ës në fshatin Hot i Ri. Ai goditi me thikë në zemër shtetasin Kolë Fermosi duke e lënë kështu të vdekur.

Viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin dhe ka qenë në të njëjtin lokal natën e ngjarjes. Autori pasi ka dalë pa pritur ka qëlluar me thikë viktimën duke e lënë të vdekur në vend.

Autori ka pranuar se në momentin kur ka bërë vrasjen ka qenë në gjendje të dehur dhe se nuk e ka ditur se çfarë po bënte për shkak se pretendon se nuk ka patur vetëdijen e duhur.

Autori i krimit u arrestua vetëm pak pa vrasjes së ndodhur tek një i afërm i tij. Viktima u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës por nga goditja me thikë në zemër ka humbur shumë gjak dhe është ndarë nga jeta.

Në seancën gjyqësore prokurori i çështjes Vat Staka kërkoi dënimin me 25 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”. Nga ana tjetër avokati mbrojtës i autori Blerim Bazhdari në seancën gjyqësore kërkoi që të njihet me provat që disponon prokuroria për të përgatitur kështu edhe mbrojtjen e tij.

Në këtë mënyrë trupi gjykues vendosi që ta shtyjë edhe njëherë seancën gjyqësore me datën 13 shkurt të këtij viti për të marrë edhe vendimin përfundimtar për shtetasi Kristian Shkambi.