Detaje të reja dalin në dritë pas vrasjes së 45 vjeçarit Martin Ndreca, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Viktima dhe autori i ngjarjes, shtetasi Ndue Zefi, kanë qenë duke pirë alkool në një nga lokalet e zonës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Aty ka nisur sherri midis tyre për arsye banale, duke përfunduar në vrasje.
Pas sherrit, 37 vjeçari ka shkuar në shtëpi duke marrë një armë kallashnikov dhe duke pritur viktimën pranë shtëpisë së tij.

Aty e ka qëlluar me 5 plumba, ku vetëm njëri prej tyre ka kapur 45 vjeçarin në pjesën e shpatullës, plumb i cili ka qenë fatal për të.

Pas ngjarjes, autori ka ikur nga vendi i krimit. Policia po punon për ta arrestuar.

Artikulli paraprak280 PASAGJERË TË TRAGETIT PËRJETOJNË MOMENTE TMERRI NË DET TË HAPUR
Artikulli tjetërAKSIDENTI TRAGJIK I MERR JETËN BABAIT ME DY DJEMTË