Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg për 45 ditë’ për Geldo Hotin.

Ai u arrestua në tentativë për tu arratisur në Greqi, pas ngjarjes që ndodhi në ish-Bllok ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

37 vjeçari Hoti u ndalua mbrëmjen e 5 tetorit në Kakavijë në tentativën për tu larguar nga Shqipëria. Ai dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë përplasjes me armë mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Burimet bënë të ditur se policia e ndaloi rreth orës 20:05 dhe më pas u shoqërua për në Tiranë, për veprimet e mëtejshme.