SIPAS POLICISË SË SHKODRËS NË PRANGA KA RËNË SHTETASI ME INICIALE V.T 31. Një 31 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës i dyshuar si një nga autorët e konfliktit me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës, ku për pasojë humbi jetën një 20 vjeçare si dhe u plagosën 2 persona të tjerë.

Sipas policisë së Shkodrës në pranga ka rënë shtetasi me iniciale V.T 31 vjeç banues në fshatin Kaç të Vaut të Dejës, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale M.A banues në Bërdicë të Shkodrës.  Burime bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 31 vjeçarit, i është gjetur dhe sekuestruar një laborator i përpunimit të hashashit. Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri si brenda ashtu edhe jashtë ambienteve të lokalit me muzikë live “Argenti” në Kryebushat të Shkodrës.   Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, humbi jetën mbrëmë 20-vjeçarja Elsa Tusha, e cila u gjet në sedijen e pasme të mjetit tip “BMË X5” me targa SH 6969 E. Sipas hetimeve të policisë, viktima është qëlluar aksidentalisht nga autorët. Po ashtu nga verfikimet e uniformave blu ka rezultuar se targat e automjetit të jenë false. Ndërkohë të shtënat me armë zjarri kanë sjellë edhe plagosjen e Selim Aleci 56 vjeç dhe Paulin Noja 30 vjeç të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër. Hetimet e policisë për ngjarjen vazhdojnë për zbardhjen e plotë të saj.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/pmNNJbaOGuc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRGJAKET 8 MARSI!
Artikulli tjetërBASKETBOLL, VLLAZNIA KALON ME VËSHTRËSI APOLONINË