Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën ku mbeti I vrarë 30 vjecari Arjan Ferracaku, ka sjellë reagime të shumta, të cilat vijnë kryesisht nga opozita shqiptare.

Për ngjarjen e rëndë, e cila pasohet edhe pesë të tjerë të vrarë përgjatë tre muajve të fundit në Shkodër ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha shkruan se në qytetin verior synojnë bandat e lidhura me kryeministrin, ndërsa akuzoi direkt Kryeministrin Rama për situatën.

“Forca e krimit e bandave të Narkopartise të lidhura direkt me Noriegen ekzekutoi, plagosi dhe mori peng ne tre jave qytetare e biznesmene me shume se sa ne te gjithë Evropën të marrë së bashku. Pas tre vrasjeve dhe dy pengmarrjeve, sot (dje) forca e krimit ekzekutoi biznesmenin e radhës, Arjan Ferracaku.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes denoncoj situaten dramatike dhe sundimin e plote te bandave te Narkopartise te lidhura direkt me Edi Ramen dhe u bej thirrje qytetareve te Shkodres dhe mbare Shqiperise te ngrihemi per te permbysur sa me pare Edvin Kristaq Ramen dhe regjimin e tij te krimit!

Reagim ka patur edhe nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi.
Kjo e fundit i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me një mesazh në lidhje me ngjarjet kriminale në kryeqendrën e veriut. Me 6 viktima dhe dy të zhdukur në tre muaj, Ademi jep alarmin se qyteti po kalon periudhën më të vështirë, ku sipas saj krimi bën ligjin.

“Mjaft më! Ju mbani përgjegjësi për këtë që po ndodh! shkruan kryebashkiakja e Shkodrës në reagimin e saj teksa u bën thirrje të gjitha forcave politike, deputetëve, mediave dhe përfaqësuesve ndërkombëtare ne vend, që të mos qëndrojnë indiferentë.”

Ndërkohë Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli në një status në Facebook, shkruan se Shkodra është nën pushtetin e krimit, dhe ende s’është marrë asnjë masë. Sipas Topallit, asnjëherë s’ka patur kaq shumë të vrarë në Shkodër.

“Qyteti im eshte nen pushtetin e krimit.. dhe askush nuk i del zot!
Nje tjeter i ri, nje djale 31 vjeç, baba i dy femijeve eshte gjetur i vrare ne qytetin tim, njoftojne mediat .
Ajo qe po ndodh ne qytetin e Shkodres eshte e frikshme.
Kaq shume te vrare . Kaq egersisht te vrare…Keshtu nuk ka ndodhur kurre ne qytetin tim.
Shkodra sot eshte e braktisur nga te gjithe.
Qytetaret e saj jane ne meshire te krimit.
Sikur te mos i mjaftoje mjerimi e papunesia e tmerrshme, aty asgje nuk eshte me si me pare.
Shkodranet jane braktisur…. nga te gjithe nga te gjithe…
Qyteti im , qyteti muzikes, i gazit e fjales se embel, i gezimit te jetes, sot eshte nen terrorin e plumbave te krimit …dhe eshte vetem! Vetem.”

 

Reagime ka patur dhe nga deputetet e selisë blu. Në një postim të shkurtër në facebook Bardh Spahia përcjell mjaft qartë mesazhin e tij duke fajësuar kryeministrin Edi Rama.

“ Ne zbatim te plote plani i Edvin Rames per ta nenshtruar Shkodren nepermjet terrorit te krimit te organizuar. Krimi ka mberthyer Shkodren. I bej thirrje gjithe bashkeqytetareve te mi dhe gjithe shqiptareve te reagojme sa nuk eshte vone.”

Deputeti demokrat,Ervin Salianji, në një konferencë për mediat, nga selia e PD-së, tha se qyteti verior ndodhet nën pushtetin e bandave, që sipas PD-së, gëzojnë mbështetjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama.

“Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është arsyeja pse më Shkodër rregjistrohet sot viktima e pestë në pak muaj dhe policia nuk gjen autorët që i njohin të gjithë.
Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është arsyeja pse policia hesht prej 10 ditësh për rrëmbimin dhe zhdukjen e dy kushërinjve që, siç thuhet në Shkodër, janë ekzektuar nga bandat që mbështesin Edi Ramën.”

Këto ngjarje të rënda kanë tronditur mbarë opinion public. Nuk mungojnë reagimet e shumta nga pushtetarë, deputetë, gazetarë apo qytetarë të cilët shprehin pasigurinë për të jetuar në vendin tonë .