Ish-deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar përmes një statusi në Facebook në lidhje me vrasjen e Nard Polisë, bashkëpronarit të një bujtine në Theth.

Ai thotë se Polia u vra në një atentat të tipit mafioz ndërsa ngjarja dëshmon se sa të pasigurt janë shqiptarët për jetën.
Duke akuzuar policinë për ineficencë, Spahia thotë se qeveria e Ramës duhet larguar sa më parë.

STATUSI I PLOTE
VEND ME SIGURI ZERO
Atentati i tipit mafioz ne Grude te Shkodres, qe i mori jeten nje biznesmeni 35 vjecar, eshte ngjarja e rradhes tejet e rende, qe deshmon se qytetaret e ketij vendi jane krejt te pasigurte per jeten. Policia eshte vene ne sherbim te pushtetit te kryeministrit frikacak, permes vegles se tij te bindur, “teknicienit” Sander Lleshaj.

A ka me turp kur ka sherbim te perforcuar per gjithe politikanet mekatare, ndersa krimi godet i pashqetesuar, pasi policia po perdoret per te mbrojtur Edi Ramen e veglat e tij nga qytetaret? Nje polici qe merret vetem me protestat e qytetareve te lire, te fermereve, studenteve, banoreve te Unazes se re,

qe tregohet e pameshirshme me gjobat ndaj njerezve te thjeshte, nje polici qe vepron pa pike problemi me gaz helmues ndaj qytetareve protestues, qe i procedon penalisht si te ishin kriminele, qe perdor edhe objektet e kultit per te vendosur snajpera qe shenjestrojne qytetare protestues!!!

Jane te gjitha shenja se Edi Rames nuk i behet me vone per qytetaret, por vetem per karriken e vet. Nje shtet policor per te mbrojtur pushtetin e Edi Rames eshte pika qe po derdh goten e zullumeve te kryeministrit ndaj qytetareve te vet!

Prandaj bashkimi per ta larguar sa me pare eshte mision qytetar para se te jete politik! Durimit i ka ardhur fundi! #RamaIk#StopShtetitPolicor

Artikulli paraprakSHQIPTARËT PO VARFËROHEN! BIE PASURIA NË RAPORT ME PBB-NË
Artikulli tjetërSHPËRTHEN LALA: MOS E BËNI KOMBËTAREN BORDELLO