Pas ngjarjes së rëndë në Shkodër mbërritën me urgjencë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Drejtori për krimet e renda në Policinë e Shtetit, Niko Brahimaj dhe këshilltari i ministrit,

së bashku me pjesëtarë të Task Forcës në Policine e Shtetit që prej mesditës së djeshme kanë qenë në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje.

Gjithashtu bashkë me ta ka mbërritur në Shkodër edhe një prokuror i krimeve të rëndaFillimisht po analizohet nese ngjarja e nje dite me pare me vrasjen e nje personi dhe plagosjen e nje tjetri duhet te bashkelidhet ne nje procedim per tek krimet e renda.

Ndërkohë hetimi ka nxjerrë në pah disa detaje te reja jane mesuar lidhur me vrasjen e Fatos Verracakut dhe plagosjen e Fatmir Meaj.

Burime nga vendngjarja bejne me dije se autori ka patur te veshur nje xhakete ngjyre te kuqe me te bardhe. Ne koke ka patur skafande ngjyre te kuqe.

Autori eshte ulur nga motorri shume shpejt. Ai eshte afruar deri ne rreth 10 meter. Autori ka qelluar ne ecje e siper. Pasi ka qelluar objektivin qe ishte Fatos Verracaku i eshte afruar dhe e ka qelluar edhe dy here ne koke viktimen per tu siguruar se ka vdekur.

Autori ka qelluar vetem me njeren dore ndersa raportohet se ka patur nje saktesi te madhe duke qene preçiz, pra nje vrasje profesioniste. Me pas eshte larguar duke hipur ne motorr. Sapo ka hipur ne motorr autori ka qene duke futur pistoleten brenda por ende pa e futur ne brez e ka drejtuar ne ajer dhe ka qelluar edhe njehere duke dhene nje lloj mesazhi.

Autori qe qelloi, xhamin e skafandes e ka patur te hapur por nen te sipas burimeve ka patur nje kapuç, pra ka qene i maskuar. Motori qe u gjet duke u djegur ne Zooteknike ka qene ngjyre grih tip TMAX 550 kubik, nje motor qe ka nje shpejtesi te madhe.

Edhe pse kane qene shume njerez duke kaluar ne ate moment autori nuk ka gabuar ne asnje prej plumbave. Nje efektiv i policise qe ishte civil eshte afruar ne vendngjarje dhe ka tentuar qe ta ndjeke autorin duke vrapuar por ata jane larguar me shpejtesi te madhe me motorr.

Personi tjeter ka ndenjur pa levizur ne motor dhe e ka mbajtur te ndezur me koken e kthyer nga personi qe qelloi Fatos Verracakun. Drejtuesi i motorit sipas burimeve edhe ai ka patur skafande ne koke ndersa ka qene i veshur me rroba ngjyre grih.

Policia po punon per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje ndersa ende nuk ka rene ne gjurmet e autoreve te mundshem.

 

 

PUBLICITET