Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme te sheshi Wilson pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25. Viktima është identifikuar si Jurgen Kurti, ndërsa autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes.Viktima mesohet se ka qene i denuar para disa vitesh per vrasjen e babait te tij me thike,pas konfliktit qe kishte me nenen.

Vrasja ka ndodhur afer postes nr.8. Ambulanca dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.Nuk dihen motivet e vrasjes,dhe viktima ka qene duke u futur ne banesen e tij tek nje pallat ne kete zone, me makinen e tij.Nga te dhenat paraprake , thuhet se autoret jane larguar me motor.

Artikulli paraprakTONIGHT – 18.03.2019
Artikulli tjetërFoto/ Kush është i riu që u ekzekutua në Tiranë