Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë në zonën e Laprakës.

Një vajzë 17-vjeçare e identifikuar si Briselda Gjikola, është qëlluar me plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa një djalë 23 vjeç,Erjon Bengo është plagosur me plumb në shpatull dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dy të rinjtë ndodheshin në makinë në momentin kur janë qëlluar nga një tjetër person. Ende nuk dihen të tjera të dhëna për rrethanat sesi ka ndodhur vrasja.

Njoftimi paraprak i policisë Tiranë. Informacion paraprak

Më datë 26.12.2018, rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç.

Shtetasia B. Gj., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Policia e Shtetit ka publikuar njoftimin zyrtar për vrasjen që ka ndodhur pasditen e sotme në Laprakë. Policia bën me dije se autori i vrasjes ishte një person, dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i plotë:
Tiranë. Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e sotme në zonën e Laprakës ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasia B. Gj., dhe u plagos shtetasi E. B. Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, ku për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera. Autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës. Si pasojë e të shtënave shtetasia B. Gj., ndërroi jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna intensive për kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

PUBLICITET