Nje ngjarje e rende ka ndodhur pasditen e se henes ne qytetin e Shkodres, ku nje 54 vjecar ka humbur jeten pasi eshte goditur me thike nga nje shtetas.

Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur Ura e Thive dhe viktima eshte shtetasi Prendush Fushaj 54 vjec.

Autori i dyshuar i vrasjes eshte shtetasi F.P.Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe po heton per shkaqet e rrethanat e saj .

Nga informacionet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale, pasi viktima është konfliktuar me autorin në një sherr të çastit.

Informacion Paraprak

Me date 27. 08. 2018 ora 19.15 jemi njoftuar nga urgjenca Spitalit Rajonal Shkodër se ka ardhur një person i goditur me mjet prerës (thikë) dhe pas pak minutave ka ndërruar jetë, ku nga verifikimet e bëra viktima është shtetasi Prendush Fushaj 55 vjeç.

Forca të shumta policie janë vënë në lëvizje ku nga veprimet e para hetimore mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” për motive të dobëta, si dhe është identifikuar dhe po punohet për kapjen si autor të dyshuar shtetasi Alfred Pllumi, 30 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.