Shtetasi, Islam Mylkaj i cili akuzohet për vrasjen e Haxhi Baçinozit më 16 mars është dorëzuar në polici.

Myrtaj është dorëzuar rreth orës 19.30 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij. Krimin e rëndë Mylkaj dyshohet se e ka bërë për shkak të një shume prej 46 mijë eurove që ai i kishte viktimës.

Kujtojmë se tre ditë më parë u arrestua edhe miku i Islam Mylkaj, Myftar Pashaj i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Ndërkohë mësohet se Islam Mylkaj rezulton të jetë pronar i kompanisë së hidrokarbureve “IDK Petrol Albania”.

Njoftimi:
Pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit,

për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më datë 16 mars 2019, rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së kësaj ngjarje

Pas trysnisë së madhe të ushtruar nga Policia e Tiranës, kontrolleve të shumta për kapjen e autorit, si dhe negociatave të bëra mes Policisë dhe avokatit të autorit të dyshuar, autori i dyshuar, shtetasi I. M., 61 vjeç, nga Fieri, rreth orës 19.30 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e mëtejshme proceduriale.

Artikulli paraprakMORI PENG 51 NXËNËS, SHOFERI I AUTOBUSIT DONTE TË HAKMERREJ PËR EMIGRANTËT NË MESDHE
Artikulli tjetërAKSIDENTI ME 9 TË PLAGOSUR, DY DREJT TIRANËS