Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Stjuart Smakaj, autorin e vrasjes së Gledis Kraja, shokut të tij të ngushtë.

Avokati mbrojtës i Smakaj, kerkoi masën e sigurisë ‘arrest shtepie’ dhe vleresim i paligjshëm, pasi kanë kaluar 20 orë dhe ai është vetedorezuar.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen 17 gushtit.

Ndaj tij rëndon akuza e ‘Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

I riu ka pranuar vrasjen dhe ka deklaruar para grupit Hetimor se objektivi i tij ishte Denis Halili, pas një sherri për një vend parkimi.

23 vjeçari ka theksuar se nuk e dinte që miku i tij ishte në zonën drejt të cilës qëlloi plot 18 plumba me një armë të modifikuar në mënyrë artizanale.

Artikulli paraprakMBYTJA E 17-VJEÇARES NE VELIPOJE, POLICIA: U ARRESTUA NJË 25-VJEÇAR
Artikulli tjetërSHKODËR,TREGTIMI I PESHKUT NË KUSHTE ASPAK NORMALE