Vrau bashkatdhetarin, arrestohet 32 vjeçari shqiptar në Itali

Një 32 vjeçar shqiptar me iniciale K.R, është arrestuar në Cueno të Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim. Shqiptari i arrestuar akuzohet nga prokuroria vendase për vrasje, ndërsa ndaj tij është lëshuar urdhri i arresti me burg. Shqiptari në shtator të vitit 2014, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë kanë vrarë një tjetër shqiptar në Genoi, pas një konflikti midis tyre. Shqiptari është dënuar me 3 vite e dy muaj burgim. Në janar të vitit 2010, ai është përfshirë në shkëmbim zjarri mes disa shqiptarëve, gjatë të cilët u plagos rëndë një tjetër shqiptar.

Artikulli paraprak“DOLLARI’, TREGU I ZI KU PASTROHEN PARATË NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërVDES NE BURG I DËNUARI PËR VRASJE AUTOR I MASAKRËS NË DELVINË