Arrestohet nga policia autori i vrasjes së dyfishtë në 2016 në Milano, Fation Stojani (Islamaj).

Arrestohet nga policia autori i vrasjes së dyfishtë në 2016 në Milano, Fation Stojani (Islamaj). 28 vjeçari banues Ulëz-Mat ishte në kërkim ndërkombëtar,

pasi me datë 10.11.2016 në Conegrate/ Milano pas një sherri ka vrarë me armë zjarri dy shqiptarët me inicialet A.Ll. 31 vjeç, A.Ll. 38 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi akuzohet për vrasjen e dyfishtë, ndërsa maksimumi i dënimit është burgu përjetë.

Pas arrestimit nga policia shqiptare, ai do të ekstradohet për t’u gjykuar dhe vuajtur dënimin për vrasjet.