Vrau gruan, 49 vjeçari shqiptar: Përkundër gjithçkaje, e doja

“Përkundër gjithçkaje, e doja. Ne kemi patur konflikte edhe herë të tjera. Nuk mendova se mund të humbja kontrolli deri në atë pikë”. Kështu ka deklaruar 49 vjeçari shqiptar, Kujtim Hasanaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij rumune Elena Seprodi. Çifti ishte divorcuar përpara disa muajve, por martesa e tyre nuk ishte prishur ende në mënyrë ligjore. Gjykata ka konfirmuar arrestimin e tij dhe Hasanaj do të mbetet në burg, sipas “Ansa”. Sipas rindërtimit paraprak të skemës së krimit nga karabinierët, burri kishte zbuluar se gruaja po ndahej përfundimisht nga ai, pasi 48 vjeçarja kishte nisur një marrëdhënie të re. Të martën, viktima do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar saktë numrin e goditjeve me thikë.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE