Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm Sadetin Sulën, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes Suela Sula, me 18 prill 2016.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër, në tualetin e mobilierisë së tij. Në seancën e sotme gjyqësore kanë qenë të pranishëm prindërit e të pandehurit dhe të afërm të viktimës.

Prindërit e Sadetin Sulës pretenduan në sallën e gjyqit se provat janë të manipuluara dhe se djali i tyre nuk e ka vrarë gruan, por ja kanë vrarë të tjerë.

Suela Sula, 38 vjeçarja nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në tualetin e mobilerisë e cila ishte në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj, Sadetin Sula, në Shkodër, në prill të 2016. Ngjarja tronditi mbarë opinionin.

Ky i fundit u arrestua  për akuzën “vrasje me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare për arsye xhelozie”

U mendua se Sadetin Sula ishte personi që kishte mbytur me duar bashkëshorten e tij por hetimet e helluara zbuluan diçka tjetër.

Analiza e ADN-se zbuloi se ekzekutori material i krimit është Fatjon Karmeshta, punëtor në mobilieri por dhe njeriu me të cilin Sadetini kishte raporte të ngushta.

Gjykata e Krimeve të Rënda ne janar te 2018 vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, për shtetasin Fatjon Karmeshtna, i cili dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e biznesmenit shkodran.

Nga hetimet e policies rezultoi se vrasja është porositur nga i shoqi i viktimës, Sadetin Sula dhe është ekzekutuar nga ishpunonjësi i tij në firmën e mobilierisë, Fatjon Karmeshtna.
Motivi, sipas hetimeve, nuk ka qenë xhelozia, por divorci.

Kjo del nga përgjimet telefonike mes porositësit dhe ekzekutorit të krimit. Sula i shprehte shqetë- simin e tij Karmeshtnës se nëse bashkëshortja e divorconte, mund t’i merrte gjysmën e pasurisë.

Që në momentin e arrestimit Sadetini ka mohuar të ketë qenë autori i vrasjes.