Krimi në familje që tronditi Ballshin, ku Gazment Musta vrau gruan dhe kunatën me thikën e bukës është rikthyer në vëmendjen e publikut.

Në një prononcim për mediat, kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka folur lidhur me dy fëmijët e çifitit, traumën dhe gjendjen e keqe financiare në të cilën ndodhet familja e dy motrave të vrara.

Kryebashkiaku Kapllanaj u shpreh se dy fëmijët janë dërguar në fshatin SOS dhe se ata ende nuk e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur në familjen e tyre edhe pse në momentin e krimit, dy fëmijët 3 dhe 7 vjeç, të cilët kanë qenë në banesë.

“Ngjarja na ka tronditur të gjithëve. Nuk kishte ndodhur më parë. Jemi të shokuar dhe na janë dashur ditë të marrim veten. Është një dramë për fëmijët që kanë përjetuar tmerrin në shtëpinë e tyre.

Pasi kreu aktin, autori i ka çuar fëmijët në polici, ku edhe kanë qëndruar në praninë e psikologut. Më pas fëmijët janë dërguar në fshatin SOS. Fëmijëve u janë blerë rroba dhe ushqime madje kemi i kemi çuar për t’i vizituar edhe shokë të klasës. Ata ende nuk e dinë çfarë kanë ndodhur.”

Ndërkohë që kryebashkiaku i Mallakastrës ka folur edhe mbi gjendjen e familjarëve të dy motrave të vrara vetëm ditën e dytë të vitit 2019.

“Gjendja tek familjarët e dy vajzave është e rëndë. Të gjithë kanë përjetuar një dramë. Babai i dy vajzave është i sëmurë, ndërsa vëllai i tyre pësoi një vdekje klinike gjatë ceremonisë së varrimit. Por tani është mirë. Duke qënë se familja nuk është mirë nga gjendja ekonomike, ne do t’i ofrojmë ndihmë për t’i hequr një pjesë të shpenzimeve të varrimit.”

Autori Gazment Musta vrau me thikën e bukës gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe, dhe motrën e saj Merisa Caushaj 18-vjeçe pasi kërkoi që të shkonte tek prindërit e saj për festat.

Në momentin e krimit, Gazment Musta ishte në gjendje të dehur pasi sapo ishte kthyer nga vizita e prindërve të tij në fshat.

Artikulli paraprakRINOVIMI I KARTAVE TË IDENTITETIT, MINISTRI LLESHAJ: VERIFIKOJINI, NDRYSHE NUK DO TË MERRNI SHËRBIME
Artikulli tjetërNJOFTIM I RREMË PËR TARIFEN E STUDIMIT, RAMA: DEZINFORMIM! QEVERIA KALON LEKËT TEK UNIVERSITETI BRENDA JANARIT