Ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosja në ngarkim të shtetasit, Çlirim Shaholli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij në qershor të vitit të shkuar.

Nëna e 6 fëmijëve u përplas për vdekje nga bashkëshorti i saj, krim i cili vinte pas vitesh dhune ndaj gruas nga burri i alkoolizuar.

40 vjeçarja Ardiana Shaholli, humbi jetën në spitalin e Durrësit mbrëmjen e 8 qershorit 2018, pas një aksidenti në banesë të provokuar nga i shoqi.

Një konflikt verbal mes tyre ka agravuar në përplasje fizike dhe më pas Çlirim Shaholli 42 vjeç në atë kohë, e ka shtyrë të shoqen dhe kjo e fundit ka rënë me kokë në çimento.

Edhe pse e ka dërguar në Urgjencën e spitalit të Durrësit, bluzat e bardha nuk mundën ta mbanin në jetë Adrianën, e cila vdiq për shkak të plagëve të marra.

Policia arrestoi Çlirim Shahollin, i cili gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor ka deklaruar se nuk donte ta vriste gruan e tij.

“Nuk doja ta vrisja gruan time. U zumë siç ziheshim gjithnjë. Unë e shtyva dhe ajo më shtyu dhe në një moment ajo humbi ekuilibrin dhe ra në tokë, ku ju ça koka. Nuk e di si ndodhi. Ende nuk e besoj që ajo ka vdekur”, pat deklaruar burri atë kohë.

Artikulli paraprakSKENARI I LSI PËR PROTESTAT, KRYEMADHI: KUSH DO, LE T’NA BASHKOHET, TË TJERËT SUKSESE NË JETË!
Artikulli tjetërREGJISTROHET PARTIA E PARË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË QERSHORIT