Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg të përjetshëm shtetasin Sadetin Sula, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suela Sula.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku Sula i ka marrë jetën bashkëshortes në tualetin e mobilierisë së tij. Në seancën e sotme gjyqësore kanë qenë të pranishëm prindërit e të pandehurit dhe të afërm të viktimës.

Prindërit e Sadetin Sulës pretenduan në sallën e gjyqit se provat janë të manipuluara dhe se djali i tyre nuk e ka vrarë gruan, por ja kanë vrarë të tjerë.