Është arrestuar nga policia, autori i vrasjes së Lirie Xhepës, më 13 shkurt të këtij viti.

Autori, Dashamir Xhepa, i cili është kunati i së ndjerës, u arrestua në qytetin e Peshkopisë, ku ishte strehuar gjatë arratisë.

Burimet thonë se Xhepa u arrestua në një hotel në Peshkopi, ndësa efektivët e policisë ishin kamufluar si klientë.

Gruaja 49-vjeçare, Lirie Xhepa u gjet e pajetë pranë kodrave të liqenit të Sharrës.

Policia thotë se është arrestuar edhe një persona tjetër me inicialet M.S i cili e kishte ndihmuar të arratisej dhe të strehohej.

Nëna e katër fëmijëve u vra me armë. Ajo ishte e ve, ndërsa hetimet nuk përjashtojnë mundësinë që krimi të ketë ndodhur për shkak të një lidhje jashtëmartesore të Dashamir Xhepës me kunatën e ve, por nuk përjashtohet as pista e konfliktit që familjet kanë pasur për pronat.

Dashamir Xhepa tashmë pritet të dalë përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda për akuzën e krimit në familje.