GJYKATA E LARTE DENON NIK MURIN PËR VRASJEN E GJIN MURIT. Vrasja e nipit për një konflikt pronësie do t’i kushtoj 23 vite nga jeta e tij Nik Murit, i akuzuar për vrasjen e Gjin Murit me 10 korrik të vitit të kaluar në fshatin Rrenc të Komunës Guri i Zi në Shkodër.

Gjykata e krimeve të rënda ka shpallur të pafajshëm djalin e Nikut, Çesk Murin, pasi krimi është marrë përsipër nga i ati, i cili ka përjashtuar nga përfshirja në këtë ngjarje djalin 24-vjeçar. Akuza për të cilën u dënua 55-vjeçari është ajo e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, e cila parashikon masa të rënda dënimi për krimet brenda familjes pas ndryshimeve që janë bërë në kodin penal. Konflikti mes palëve kishte nisur prej kohësh dhe mes tyre ndodhnin shpesh debate të cilat në thelb kishin probleme pronësie. Edhe natën e ngjarjes, fillimisht debati nisi për motive banale, pse bagëtitë e nipit i kishin ngrënë hardhitë dhë më pas degjeneroi në përdorimin e armës dhe për pasojë dhe vrasjen e nipit Gjin Muri.  Prokuroria e krimeve të rënda bën me dije se Nik e Mark Muri janë vëllezër mes tyre. Nga dëshmitë e grumbulluara pas krimit rezulton se ka pasur prej vitesh konflikte, aq sa ato janë reflektuar edhe te familjarët, duke acaruar së tepërmi gjendjen. Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe natën e ngjarjes kur Mark Muri dhe djemtë e tij, Aleksandër, Gegë e Gjin janë përplasur me axhën dhe djalin e tij. Sipas akuzës, ka qenë Çesk Muri që i shtyrë nga i ati ka qëlluar ndaj kushëririt të parë, Gjinit me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që më pas krimin e ka marrë përsipër i ati duke mos shprehur aspak pendesë për krimin e kryer. Ndërkohë që akuza bëri me dije se ka qenë vetë viktima 32-vjeçare që ka njoftuar policinë se ishte rrethuar banesa e tij dhe se po e qëllonin me armë zjarri për ta vrarë. Të plagosur në këtë përplasje me armë mes familjarësh kanë mbetur edhe dy vëllezërit e viktimës Aleksandër e Gegë Muri, si dhe kushëriri i tyre Çesk Muri. Tashmë gjykata e lartë ka dhënë verdiktin e saj dhe Nik Muri do të qëndrojë në burg për 23 vite për vrasjen e nipit të tij Gjin Muri. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/x5SxJ7TlioU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]