Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Olger Mustafën, i cili vrau për gërvishtjen e makinës 35-vjeçarin, Altin Balliu.

Mustafaj iu fsheh policisë për disa javë pas ngjarjes. Ndërkohë, Prokuroria kërkoi arrest me burg për autorin e vrasjes së 35-vjeçarit, një masë e cila u la në fuqi edhe nga Gjykata.

Vrasja ndodhi në një lokal pas një konflikti që autori kishte pasur me viktimën, banor i fshatit Slabinjë të Pogradecit, dhe shokët e këtij të fundit.

Mësohet se i gjithë sherri kishte nisur për bllokimin e rrugës me makinë nga shokët e 35-vjeçarit, që mbeti i vrarë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor autori ka qëlluar fillimisht me një plumb makinën e viktimës. 35-vjeçari ka dalë nga makina, autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me plumb në kokë duke e lënë të vdekur.

Dëshmitarët thanë  se ka pasur një sherr masiv në lokal që kanë përfunduar deri në vrasjen e 35-vjecarit por ende nuk janë të qarta rrethanat. Trupi i viktimës u gjet nga banorët në mes të një blloku banimi.