Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Mirald Metollarin, i cili vrau prindërit në banesën e tyre në Bathore rreth dy vite më parë. Apeli ndryshoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Metollarin nga burgim i përjetshëm në 35 vite burg.

Si ndodhi ngjarja?

Në 24 korrik familja Metollari në Kamëz ishte duke u përgatitur për martesën e vajzës. Por një debat mes djalit dhe kryefamiljarit çdo gjë u kthye në një tragjedi. Mirald Metallari debatoi me babain e tij Polic Myftar Metallari për një mur që po ndërtohej në oborr.

Në debat e sipër djali mori armën e shërbimit të babait dhe e qëlloi atë më plumb në kokë. Nëna tentoi të ndalte gjithçka duke i dalë para, por edhe ajo u plagos dhe ndërroi jetë disa ditë më pas.

Mirald Metallari u arrestua dhe gjatë gjithë kohës ishte në një gjendje të rënduar psikologjike. Ai ka kërkuar edhe më herët gjykimin e shkurtuar, me argumentin se e ka pranuar fajin e krimit, por në seancën e parë kërkesa nuk u miratua.

Artikulli paraprakKAPEN ME 42 KG HEROINË TË PASTËR NË SELANIK, ARRESTOHEN DY SHQIPTARËT, PRANGA EDHE 4 BULLGARËVE
Artikulli tjetërAMBASADORI I BRITANISË: DËSHTIMI NDAJ AKUZAVE SERIOZE TË SAIMIR TAHIRIT NGRE PIKËPYETJE