ITALI

Është arrestuar në Itali, një italian, përgjegjës për vrasjen e shqiptarit Astrit Lamaj, 41 vjeç.

Karabinierët e Monzas dhe Caltanissettas, pas hetimeve të zhvilluara, kanë arrestuar 45-vjeçarin Salvatore Tambe, shkruajnë mediat italiane.

Ngjarja makabre i ka fillimet në vitin 2013, kur besohet se Lamaj është vrarë dhe më pas murosur, kurse trupi i tij u gjet në mënyrën më të rëndë të mundshme në vitin 2019.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e vendit fqinj, shkak për këtë hakmarrje të dëgjuar rrallë, besohet se ka qenë fakti se shqiptari ka vjedhur disa sende personale.

Autori, përpara se të arrestohej për këtë krim të rëndë, ishte në “arrest shtëpie”. Kjo për shkak se akuzohet se ishte pjesë e familjes mafioze Riesi, edhe kjo pjesëtare e “Cosa Nostras”.

Murosja e shqiptarit në Itali ishte një krim i rëndë që tronditi opinionin publik. Karabinierët, që kur kanë nisur hetimet, duke pasur parasysh mënyrën e krimit, kishin dyshime se në këtë vrasje mund të jetë implikuar mafia.

(BalkanWeb)

Artikulli paraprakPD I PËRGJIGJET RAMËS: NUK KA SHQIPTAR QË S’E DI, KANDIDATËT I ZGJEDH NË BASHKËPUNIM ME KRIMIN E ORGANIZUAR. JA PROVA KUSH E KA HARRUAR
Artikulli tjetërPROTESTË KUNDËR MASKAVE PARA KRYEMINISTRISË, POLICIA SHOQËRON 3 TË RINJ NË BULEVARD