Gjykata e Rrethit të Beratit ka shpallur fajtor dhe dënon me burgim të përjetshem Luan Marrën për veprat penale: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “armëëmbajtje pa leje”.

Nuk i shpëton dënimit me burg përjetë Luan Marra i akuzuar si autori i masakrës së ndodhur më 9 shkurt 2006 në komunën i Havaleas në komunën e Kozarës.

Luan Marra u arrestua dhe u dënua me akuzën për vrasjen e vëllait të tij, Shpëtim Marrës, si dhe ekzekutimin e kunatës Flories (e cila ishte shtatzënë në kohën kur ndodhi krimi) dhe djalin 2- vjeçar të viktimave, Artiol Marra.

Gjykata e Beratit rimori në gjykim dosjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthim të cëshjes për gjykim nga e para.

Sot Gjykata e Rrethit të Beratit shpalli fajtor dhe dënon me burgim të përjetshëm Luan Marrën për veprat penale: “vrasje ne rrethana te tjera cilesuese” dhe “arrembajtje pa leje”.

Vendimi është dhënë mesditen e sotme nga kryesuesja e trupit gjykues Rudina Palloi.
Kujtojmë se Luan Marra është i njohur për masakrën e ndodhur rreth 12 vite më parë në fshatin Kozare.

Luan Marra u arrestua dhe u dënua me akuzën për vrasjen e vëllait të tij, Shpëtim Marës, si dhe ekzekutimin e kunatës Flories (e cila ishte shtatzënë në kohën kur ndodhi krimi). Luan Mara u akuzua se vrau edhe djalin 2- vjeçar të viktimave, Artiol Mara.

Dy herë me radhë, Luan Mara është dënuar me burg të përjetshëm, por në të dyja rastet Kushtetuesja e ka rikthyer çështjen për gjykim nga e para.

Ngjarja në fjalë ka tronditur jo pak opinionin publik në qytetin e Beratit dhe jo vetëm. Dyshimi mbi të cilin u bazua fajësia e tij kishte të bënte në lidhje me një marrëdhënie të mundshme mes tij dhe gruas së vëllait dhe se shtatzania e Flories ishte pasojë e kësaj marrëdhënieje.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE