Pjetër Ndrecaj, u arrestua pas mesnate për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij. Krimi i dyfishtë ndodhi në fshatin Bitesh të Gjakovës.

 

Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, pasi autori ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka dhënë dëshmi kontradiktore. Burime policore të cituara nga mediat në Kosovë shprehen se çifti ishtë në proces divorci dhe kjo mund të ketë qenë arsye e konfliktit.

 

Ndrecaj kishte shkuar i armatosur të martën në mbrëmje në shtëpinë e prindërve të ish-bashkëshortes, ku në rrethana ende të paqarta qëlloi për vdekjen ish-gruan Valbona Marku Ndrecaj dhe vajzën 9-vjeçare.

 

Çifti mësohet se kishte 6 fëmijë. Pjetër Ndrecaj, siç tregojnë edhe fotot e postuara prej tij në rrjetet sociale, ishte i apasionuar pas armëve, nga ato më të lehtat deri te mitralozët apo artileria.