Ante Firiç, huligani i njohur kroat, i cili ishte kthyer në një makth për serbët, ka mbetur i vdekur mesditën e së mërkurrës, teksa është goditur nga tre automjete njëherësh në autostradë.

Mediat kroate raportojnë se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar që u finalizua me vdekjen e 27 vjeçarit.

Ante Firiç u bë i njohur për mediat pasi shkaktoi trazira në ndeshjen mes Partizanit të Beogradit me Crvena Zvezdës, në 14 shtator 2017 në Serbi, ku pati përleshje mes dy tifozerive. Ante Firiç u dënua me 6 muaj, teksa iu ndalua hyrja në territorin serb për 5 vite me radhë.

Artikulli paraprakMESAZHI I XHAFAJT PËR GAZETARËT: NA QËNDRONI AFËR KËTO DITË, DO KETË LAJME INTERESANTE
Artikulli tjetërSHPALLET LISTA E KONKURRENTËVE NË FESTIVALIN E 57-TË NË RTSH