MINISTRI SERB: NUK TOLEROJMË “SULME TERRORISTE”
Një shqiptar është vrarë dhe një tjetër është plagosur në orët e hershme të mëngjesit në kufirin Kosovë-Serbi.

Viktima eshte Fatmir Mehmeti nga fshati Dumnicë e Epërme, ndërsa eshte plagosur nje 37 vjeçar nga fshati Llaushë.
Dyshohet se të njëjtit janë qëlluar nga disa druvare. Por gjatë ditës media serbe ka raportuar për vrasjen e një pjestari të xhandarmërisë serbE, pas se ciles ka reaguar ashper ministri serb i Punëve ë Brendshme Nebojsha Stefanoviq.Ai tha se ka urdhëruar shtimin e numrit të policëve serbë në këtë kufi, te cilat do të mbrojnë jetën e pjesëtarëve të policisë, të popullatës lokale dhe interesat vitale të Serbise.
Stefanovic tha se nuk do të tolerojë “sulmet terroriste” në territorin e vet dhe në mënyrën më të rreptë do të reagojë në çdo sulm.

 

 

 

 

Artikulli paraprakTË PRISHEN NDËRTIMET PA LEJE
Artikulli tjetërANTIKANABIS, GJYKATA LË NË BURG TË ARRESTUARIT