Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selenicë mesditën e kësaj të premte. Një person është qëlluar me armë gjahu në qendër të fshatit Kotë dhe ka humbur jetën.

Viktima është Fatmir Hodo, 64 vjeç, kreu i Njësisë Administrative Kotë, i zgjedhur në vitin 2015 si përfaqësues i PD. Autor i kësaj ngjarje është identifikuar Admir Delaj, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenice, i cili është vëndosur në pranga nga policia në banesën e tij.

Fillimisht mes viktimës dhe autorit ka pasur një debat brenda një lokali, ndërsa shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt pronësie.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D dhe janë vënë në ndjekie të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës.

Forca policie janë vënë në ndjekie të autorit me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij.

Artikulli paraprakI VURI FLAKËN NJË MAKINE NË DIVJAKË , ARRESTOHET AUTORI
Artikulli tjetërTRANSPORTONIN DROGË NGA SHQIPËRIA ARRESTOHEN DY GREKË