INDRIT HALITI VRITET ME ARMË ZJARRI PRANË  BANESËS SË TIJ.Një 25 vjeçar është ekzekutuar në një pritë të armatosur pranë banesës tij në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në lagjen “Mëhallë e Re” në qytetin verior, ku viktimë ka mbetur Indrit Haliti 25 vjeç.

Sipas efektivëve të policisë 25-vjeçari ka qënë duke u kthyer për në banesë në këmbë, ndërsa disa metra larg tij ka qënë një automjet nga i cili ka dalë një person dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tij, mbi 15 herë duke e lënë të vdekur në vend. Pas kryerjes së krimit automjeti është larguar me shpejtësi i favorizuar edhe nga errësira e rrugës. Deri më tani janë të paqarta rrethanat dhe identiteti i autorit të vrasjes. Fillimisht efektivat blu kanë marrë si provë celularin e viktimës pasi ky i fundit në momentin që është ekzekutuar ka qënë me telefon në dorë, kjo mund të ndihmojë grupin hetimor në rast se viktima ka qënë duke komunikuar me ndonjë person në momentin e pritës dhe se a e ka njoftuar personin që ka qënë duke folur për personat që mund ti kenë zënë pritë. Ndërkaq forca të ndërhyrjes së shpejtë  kanë nisur kontrollet në lagjet pranë “Mëhallës së Re” aty ku u ekzekutuar 25 vjeçari. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja kallashnikovi. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se 25 vjeçari ka qenë i arrestuar më parë për kundërshtim të forcave të policisë. Blutë e Shkodrës, kanë nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Për të bërë të mundur arrestimin e autorit, efektivët policor të Shkodrës, kanë ngritur postblloqe të shumta në qytetin verior.  

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/E9UMF9ka_J0?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]