Një person është vrarë me armë zjarri në rrethana të paqarta, në fshatin Zall Xhuxhë në Fan, të Mirditës.

Policia njofton se viktima është shtetasi Eri Zefi, 34 vjeç, banues në Kurbin.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

Trupi i pajete i 34-vjecarit me incialet E. Z., eshte gjetur ne nje fushe.
Policia ka dhënë informacione paraprake në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Policia Mirditë /Informacion paraprak
Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.