Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër mbrëmjen e sotme. Një 25-vjeçar është goditur me thikë në Njësinë Administrative Arras nga persona të paidentifikuar.

Viktima është I.Z, i cili sipas policisë ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Peshkopisë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:40 të kësaj të diele kur i riu është goditur disa herë në trup me mjet prerës, duke i prekur organet jetësore.

Autorët janë larguar menjëherë duke përfituar nga errësira. Policia bën me dije se ka ngritur pika kontrolli dhe po heton intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë:Dibër
Informacion paraprak
Policia e Dibrës, ka marrë informacion se në njësinë administrative Arras, dyshohet se është plagosur me mjete prerëse shtetasi I.Z, rreth 25 vjeç.

I dëmtuari ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Peshkopisë. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbështetur nga forcat policore operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë ngritur pika kontrolli, dhe po hetojnë intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.