Tronditet Elbasani. Një person është ekzekutuar me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit në një lokal.

Viktima është avokati Ravik Gurra. Ai ishte ulur në ambientet e jashtme të lokalit, kur është qëlluar me armë zjarri.

Gurra ka humbur jetën në vend nga të shtënat me breshëri, pavarësisht ndihmës së parë nga personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 minuta rreth 40 metra larg kalasë në qendër të qytetit. Trupi i viktimes është i shtrirë poshtë tavolinës.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe pamjet e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Ravik Gurra është një avokat i njohur, pasi ka mbrojtur mes të tjerash edhe çështjen e Emiljano Shullazit.