Një person është gjetur i vrarë në një banesë në verilindje të qytetit australian Adelaide këtë të premte. Televizioni australian , raporton se viktima është i shtetësisë shqiptare dhe i moshës 46-vjeçare, por pa bërë të ditur gjeneralitetet e tij.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur natën mes së hënës dhe të martës, por policia mori një sinjalizimin për të kontrolluar banesën vetëm të premten rreth orës 1 pasdite, duke zbuluar kështu edhe krimin.

Ditën e sotme, në vendngjarje u kthyen detektivët për të hetuar krimin. Dyshimet e policisë janë se vrasja ka lidhje me drogën. Dyshohet se autorët kanë ekzekutuar në banesë viktimën dhe para se të largoheshin, kanë marrë një sasi të konsiderueshme droge nga banesa e më pas janë arratisur me makinën e viktimës.

“Ky njeri duket se ka qenë viktimë e një sulmi të rëndësishëm dhe për arsye operacionale nuk mund të hyj në detajet e plagosjeve që ka pësuar,” u tha gazetarëve Inspektori Billy Thompson nga vendngjarja.Ai u pyet nga gazetarët nëse viktima ishte i njohur për policinë?“Jo nuk ishte”, tha.

Sipas policisë, shtëpia përdorej për kultivim droge. Në banesë janë gjetur bimë narkotikë dhe pajisje që përdoren për kultivimin e rritjen e tyre.

Fqinjët thanë se nuk dyshonin për ndonjë gjë të jashtëligjshme për viktimën, i cili kishte rreth 6 muaj që ishte zhvendosur në atë banesë në “Carousel Street”, në lagjen “Para Vista”.
“Ai nuk duk

ej se kishte ndonjë vizitor, asnjë zhurmë në banesë, asgjë, është thjesht shumë e çuditshme”, tha Richard Scurrell .“E kam përshëndetur disa herë, nuk ia di emrin apo ndonjë gjë tjetër, ishte shumë i qetë”, shtoi.

Një tjetër fqinj, Peter Wilson u shpreh: “Perdet janë gjithmonë të mbyllura, dritaret gjithmonë të mbuluara, dukej se asgjë nuk ndodhte aty”.