Cdo subjekt që operon në vijën bregdetare të Velipojës duhet të kishte pozicionuar vrojtuesit e vet dhe kështu do të ishin shmangur jetët njerëzore numri i të cilëve ka shkuar në 2 që nga fillimi sezonit.

Instruktori i vrojtuesve të plazhit Nikolin Sterkaj fajëson bashkinë e Shkodrës e cila për shkaqe të paqarta nuk ka bashkëpunuar me bizneset për të vendosur roje plazhi.

Si pasojë e kësaj vëmendje të treguar u shënua edhe viktima e radhës në Velipojë thotë Sterkaj.

Sipas tij me vendim të këshillit të ministrave është detyrim që këto subjekte të vendosin roje në të kundërt vepron task forca e cila vepron sipas ligjit duke ndëshkuar këto biznese që nuk kanë vendosur roje.

Sterkaj jep disa udhëzime dhe këshilla se si duhet të veprojnë pushuesit për ti dhënë ndihmën e parë personit që kërkon ndihmë për ta shpëtuar.

Para pak ditësh vrojtuesit e plazhit kanë treguar gjestin heroik duke shpëtuar 2 gra nga Kosova të cilat rrezikonin që të mbyteshin.

Në pjesën më të madhe të stacioneve të plazhit nuk janë vendosur dhe kullat e vrojtimit janë të boshatisura.

 

Artikulli paraprakVELIPOJË, PUSHUESIT: TË RRITET KONTROLLI PËR USHQIMET
Artikulli tjetërZHVENDOSJA E POLIKLINIKËS, REAGON SHËNDETI PUBLIK