KRYEMINISTRI SERB HEDH SËRISH DEKLARATA PËR ÇËSHTJEN MË TË NXEHTË TË MOMENTIT. Kryeministri serb, Aleksander Vucic është shprehur i vendosur për çështjen e Kosovës. Pas një fjalimi në Universitetin “Xhon Hopkins” në Uashington, Vuçiç deklaroi se Serbia nuk do e njohë Kosovën dhe se askush nuk ka kërkuar nga Serbia që të njohë Kosovën.

Vuçiç tha se nuk ka ardhur asnjë kërkesë për të njohur Kosovën dhe se një kërkesë e tillë, edhe po të vinte, nuk do të ishte aspak realiste.   Ai gjithashtu theksoi se pesë vende të Bashkimit Europian ende nuk e kanë njohur Kosovën. Kryeministri serb deklaroi se Serbia mbështet krijimin e marrëdhënieve të mira mes dy shoqërive, ashtu si dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Beogradit dhe Prishtinës. Vuçiç tha se mes dy vendeve diskutohet për gjithçka.   “Bisedimet e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë kanë çuar në zgjidhjen e shumë problemeve teknike, por çështja e njohjes se Kosovës prej Serbisë nuk është shtruar asnjëherë.”- tha Vuçiç

PUBLICITET