Në një konferencë për dialogun me Kosovën dhe Asosacionin e Komunave serbe, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se nuk ka zgjidhje të lehtë dhe pa dhimbje për zgjidhjen e problemeve me Kosovën.

 

Aleksandër Vuçiç është shprehur ndër të tjera se Serbia, që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, ka thënë gjithçka nga vetja që të jetë partner i sinqertë jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

 

“Shqiptarët, heshturazi, pa ndonjë kundërshtim të qartë kundër BE-së, nuk e kanë përmbushur obligimin e kjo është formimi i Asociacionit”, tha Vuçiç.

 

Sipas tij, Serbia ka insistuar në formimin e ASK-së. Ai sërish ka bërë apel tek serbët në Kosovë që të jenë “të qetë dhe mos të bien në provokime të mundshme”.

Artikulli paraprakBARBULLUSH, BANESA PËRFSHIHET NË FLAKË
Artikulli tjetërU VRA NË ITALI, MBËRRIN NË SHQIPËRI TRUPI I PAJETË I VIKTORJAN PICAKUT