Kanalet kulluese në fshatin Vukatanë prej kohësh nuk janë pastruar duke bërë që ta humbasin funksionimin si të tillë. Gjatë gjithë gjatësisë së tij, kanali është mbuluar nga bimësia duke të lënë përshtypjen e një kënete.

Përvec saj papastërtia, aroma e rëndë, plehrat shihen lehtësisht. Në këto kushte ky kanal i cili nis nga fshati Kuc e përfundon në fshatin Vukatanë e ka të pamundur që në gjendjen aktuale që ai ndodhet ta kryejë funksionin e tij.

Shqetësimin e kanë ngritur edhe banorët e zonës.Kur po hyjmë në stinën e shirave banorët i ka mbërthyer paniku për faktin se ky është kanali i cili mbledh të gjitha ujrat

që shkakrohen nga përrenjtë malor dhe në rast se nuk merren masa në kohën e duhur rrezikur për të përmbytur zonën është evident.

Duke qëndruar i bllokuar ky kanal nuk e lejon rrjedhjen normale te ujit, ndersa hapja e tyre eshte diçka qe u mungon shumë zonave urbane.

Ndaj është koha më e përshtatshme që institucionet përgjegjëse të nisin punimet ne kanalet kulluese të zonës së Shkodrës me qëllim shmangien e përmbytjeve me afrimin e stinës së dimrit.

Pastrimi i kanaleve kulluese është i domosdoshëm per ti paraprire cdo situate te veshtire me rikthimin e reshjeve te shiut.

 

Artikulli paraprakBUSHATI NDAN LIBRA FALAS EDHE NË PUKË
Artikulli tjetërSHKODËR, TË RINJTË PO ORIENTOHEN DREJT PROFESIONEVE