Në qëndër të fshatit Vukatanë jeton në mjerim familja Ferracaku. Hilmia 78-vjec është kryefamiljar e bashkë me gruan e tij Sadeten jetonë në një shtëpi e cila vetëm emrin mund ta ketë të tillë.

Vështirësitë e shumta ekonomike dhe mosha e thyer e tyre nuk i lejon ata që të punojnë përvecse të jetojnë vetëm me 170 mijë lek të vjetra në muaj që marrin nga 2 pensionet e tyre sëbashku.Për ta kujdeset fshati.

Dikush i ka falur divanat e dikush tjetër i ka ndërtuar catinë e banesës. Nuk kanë as ushqim për të ngrënë e as kushte elementare për jetë. Në gjendje të mjerueshme dhe në vetëm në një dhomë e pa banjo është realiteti i kësaj familje.

Problemet e kësaj familjeje rriten edhe më shumë nga gjendja jo e mirë shëndetësore në të cilën është e zonja e shtëpisë.

Kjo familje, e harrur prej institucioneve dhe njerëzve, thotë se askush deri më sot nuk u ka trokitur në derë për të t’i dalë në ndihmë.

Askush nuk ka shkuar asnjëherë për të ndihmuar këtë familje, e cila vuan për kushtet më minimale të jetës.

Përveç ndihmave të vetë banorëve të zonës, në asnjë rast kjo familje nuk ka zgjuar kureshtjen e askujt. Në mëshirë të fatit, sikur askush të mos ekzistonte për t’u zgjatur dorën e ndihmës.