Kanalet kulluese në fshatin Vukatanë të njësisë Guri Zi në Shkodër janë lënë në harresë prej kohësh. Gjatë gjithë gjatësisë së tij, kanali është i mbuluar nga bimësia duke të krijuar përshtypjen e një kënete.

Ndërkohë një problem vijon të mbetet aroma e rëndë dhe mbeturinat të cilat sa vijnë dhe shtohen çdo ditë. Për shkak të gjëndjes në të cilen ndodhet kanali, është e pamundur që të kryejë funksionin që ka. Banorët e zonës thonë se e kanë ngritur shpesh herë një shqetësim të tillë, por kanali vazhdon të jetë i papastruar prej vitesh.

Situata paraqitet më problematike në stinën e dimrit, pasi rreziku për t’u përmbytur është evident ndaj banorët thonë se kanali duhet të pastrohet gjatë stinës së verës.

Institucionet përgjegjëse duhet të nisin punën për pastrimin e kanaleve kulluese në Shkodër, me qëllim për të shmangur problematikat. Banorët ndihen të rrezikuar nga mbetjet e ndryshme të cilat kanë mbuluar kanalin në fshatin Vukatanë.