KANDIDATI I PAVARUR FALENDERON SHKODRANËT PËR MBËSHTETJEN. Kandidati i pavarur per Bashkine e Shkodres, z. Vullnet Elbasani, eshte njoftuar nga burime jo zyrtare se sot, me date 5 qershor 2015, shoqata YËCA of Albania, organizon nje debat mes dy kandidateve partiake Bazhdari dhe Ademi. Edhe nje debat tjeter ky qe tenton te dobesoje demokracine e brishte shqiptare. Nderkohe qe Bazhdari dhe Ademi jane kandidate fale firmave te kryetareve te partive te tyre, z. Vullnet Elbasani,

bashke me listen per keshilltare bashkiake, garojne ne zgjedhjet e 21 qershorit fale mbeshtetjes dhe firmave te mbi 2200 banoreve te territorit shkodran. Menjanimi i qellimshem i kandidatures te dale nga shoqeria civile behet per te ushqyer terrin informativ ndaj vullnetit te lire te popullit shkodran. A mundet qe ne emer te promovimit te gruas ne politike, te cenohet demokracia dhe qellimshem te manipulohet opinioni publik per interesa partiake ? Gjithsesi z. Vullnet Elbasani falenderon shkodranet dhe te gjithe banoret e bashkise se re per pritjen ne terren. Nga keto takime po vihet re nje fryme e re qe po rritet cdo dite dhe me shume. Shkodra ka qene e para qe ka denoncuar dhe luftuar diktaturen komuniste. Shkodra ka qene e para qe i ka thene jo kandidaturave te keqija partiake, Shkodra do te jete e para qe do ti thote jo klaneve politike qe po zaptojne Shkodren dhe Shqiperine.