NJË KANDIDATURË E PAVARUR, QË KËRKON TË SFIDOJË PARTITË POLITIKE .Me 21 qershor do të zhvillohen zgjedhjet vendore për kryetarin e ri të bashkisë dhe këshillin e ri bashkiak.

Ndërkohë që në Tiranë, fabrikat politike me kryetarët e tyre po përgatisin kandidatët e tyre për rrethet, njëgrup vendorësh që vijnë nga të gjitha zonat e territorit të ri të krijuar pas reformes së re, më ka kërkuar të udhëheq një listë me anëtarë që kanë si qëllim të vetëm zhvillimin e Shkodrës.Pasi kam analizuar me vëmendje këtë kërkesë, kam vendosur t’i mbështes dhe sot po ju deklaroj se jam kandidati i parë për Bashkinë e Shkodrës që nuk i përket asnjë partie.Në të njëjtën kohë po ju njoftoj se ne i jemi futur punës për krijimin e një liste të re me kandidatë për këshillin bashkiak. Kusht i vetëm për të qenë anëtar i kësaj liste është vullneti për të zhvilluar Shkodrën. Që sot u bëj thirrje te gjithe atyre që duan një Shkodër tjetër të bashkohen me ne për një të ardhme më tëmirë.Një vit e gjysëm pas fitores të së majtës dhe qeverisjes së vendit nga koalicioni PS-LSI, Shkodra me shumë se cdo bashki po vuan pasojat e një politike të dhunshme, pa perspektiva zhvillimi dhe epërqendruar në qëllimin e vetëm të rimarrjes së trofeve të tjera.Në asnjë moment fabrikat politike nuk po mendojnë për të ardhmen e qytetarëve, por vetëm për karrierën e tyre politike në rastin më të mirë, apo për mbushjen e xhepave në rastet të cilat duhet të dënohen me ligj.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE