KANDIDATI I PAVARUR DHURON BAZË MATERIALE PËR FËMIJËT E LAGJES DUDAS. Flamujt tone te fushates elektorale jane fanelat dhe topat per femijet qe frekuentojne sportin ne qytetin e shkodres. Kjo ishte kryefjala e kandidatit Vullnet Elbasani gjate nje vizite ne nje fushe sportive per femije ne lagjen Dudas.

Kandidati Elbasani solli nje baze te konsiderueshme materiale me ane te se ciles futbollistet e vegjel mund ti perdorin gjate seancave te tyre stervitore. Teksa shoqerohej nga grupi I tij I punes ne kete fushate elektorale Kandidati Elbasani premtoi se instruktoret e futbollin do te jene falas nese ai do te fitoje postin e kryetarit te bashkise pas zgjedhjeve te 21 qershorit. Ne fund te ketij takimi mjaft te vecante kandidati I pavarur vullnet elbasani takoi nga afer te gjithe femijet te cileve u uroj suksese ne karrieren e ardhshme sportive.