Whatsapp, një ndër aplikacionet më të përdorura në të gjithë botën prej disa orësh ka probleme. Ky problem është jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën.

Numri i raportimeve të këtij problemi ka qenë shumë i madh nga përdoruesit, të cilët kanë treguar se kanë pasur vështirësi në dërgimin e mesazheve.

Më shumë se 75,000 njerëz kanë raportuar tashmë një problem me aplikacionin në orën e kaluar me pothuajse nëntë në 10 prej tyre që kanë të bëjnë me lidhjen, një e dhjeta kanë probleme për të marrë mesazhe.

Rritja e raporteve filloi menjëherë pas orës 8:30 të mëngjesit të ditës së sotme. Prej disa minutave, pas problemeve të linjës pushoi së funksionuari. Akoma nuk dihen shkaqet e probleme të linjës.

Artikulli paraprakMETA DHE BASHA TAKIM NË ORËN 11 NË PRESIDENCË, DO DISKUTOJNË PËR LISTAT E HAPURA
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, SOT VENDI KARAKTERIZOHET NGA KTHJELLIME DHE VRANËSIRA