Pak ditë më parë gjuha shqipe është bërë zyrtare në Maqedoni, edhe pa nënshkrimin e Presidentit të vendit Gjorge Ivanov.

Ligji është dërguar në faqen zyrtare dhe pas shpalljes në të menjëherë hyn në fuqi.

Duket se zyrtarizimi i gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni është vërejtur edhe enciklopedia online më popullore Wikipedia.

Nëse kërkoni të dhëna në Wikipedia për Republikën e Maqedonisë, ajo që të bie në sy është përditësimi i fundit sa i takon gjuhëve zyrtare.

Wikipedia nga sot si gjuhë zyrtare në Maqedoni përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik ka renditur dhe gjuhën shqipe.

00e20cbc 96a2 4a37 8def F5b05603adf4 696x464