Eshtë çelur ekspozita me temë “zgjedhje e lire” drejtuar nga artisti Rubin Mandija, ku u prezantuan punimet e workshopit, të realizuara nga studentët e artit.

Sipas artistit Mandija liria e zgjedhjes në imazhe të ndryshme vihet në pikëpyetje nga trysnitë politike.

Pjesmarrës në këtë takim ishin artistë,si dhe studentët e artit Ekspozita u zhvillua në galerinë e arteve të qytetit të Shkodrës.

Rubin Mandija është pedagog në degën e arteve të universitetit Luigj Gurakuqi të Shkodrës por njëherazi dhe skulptor.